Politika e Privatësisë – Little Minds
Përditësuar më: 13.11.2026
1. Hyrje
Mirë se vini në LittleMinds.al. Ne respektojmë privatësinë e vizitorëve dhe përdoruesve të platformës sonë. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si mund të mblidhen, përdoren, ruhen dhe mbrohen të dhënat personale gjatë përdorimit të LittleMinds.al.
Little Minds është një projekt edukativ i pavarur, i krijuar dhe administruar nga Enea Rrusho. Shërbimi është ndërtuar që fëmijët të luajnë pa dhënë asnjë të dhënë personale: nuk ka reklama, blerje, chat apo funksione sociale, as gjurmues apo analitikë të palëve të treta.
2. Kontrolluesi i të dhënave personale
Personi përgjegjës për përcaktimin e qëllimeve dhe mënyrave të përpunimit të të dhënave personale përmes platformës është:
Emri: Enea Rrusho
Platforma: LittleMinds.al
Email: [email protected]
Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me privatësinë, mund të na kontaktoni përmes adresës së mësipërme.
3. Çfarë të dhënash mund të mbledhim?
Në varësi të funksioneve që përdorni:
- Pa llogari (shumica e përdoruesve): profilet e fëmijëve (nofka që zgjidhni, avatari, grupmosha), progresi, yjet, stikerat dhe cilësimet ruhen vetëm në shfletuesin e pajisjes suaj (local storage). Ato nuk na dërgohen.
- Llogaria e prindit (opsionale): emri dhe email-i i prindit, fjalëkalimi i enkriptuar (hash) dhe të njëjtat të dhëna loje si më sipër, që të sinkronizohen mes pajisjeve.
- Llogaria e mësuesit dhe klasat: emri dhe email-i i mësuesit; emri i klasës; për çdo nxënës vetëm emri ose nofka, një avatar i rastësishëm, kodi i hyrjes dhe figurat sekrete, progresi dhe gabimet në lojëra, koha e hyrjes së fundit dhe një identifikues anonim (hash) i pajisjes. Asnjë email, mbiemër, foto apo adresë e nxënësve.
- Lojërat online me një shok (shah, domino): në server ruhen vetëm pseudonimi dhe emoji i avatarit të çdo lojtari, lëvizjet dhe një kod i rastësishëm i dhomës, që dy telefona të luajnë bashkë. Dhomat fshihen automatikisht 2 ditë pas lëvizjes së fundit.
- Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i pajisjes dhe shfletuesit përpunohen nga serveri kur hapni një faqe (shih pikën 7).
- Mesazhet që na dërgoni me email.
Ne mbledhim vetëm informacionin që është i nevojshëm për funksionimin dhe përmirësimin e platformës.
4. Si i përdorim të dhënat?
- krijimin dhe administrimin e llogarive (prind dhe mësues);
- ruajtjen dhe sinkronizimin e progresit edukativ;
- Zonën e prindit (kufiri i kohës, progresi) dhe mjetet e mësuesit (klasat, detyrat, progresi);
- përmirësimin e lojërave, vetëm me totale ditore anonime;
- sigurinë dhe parandalimin e keqpërdorimit;
- përgjigjen ndaj kërkesave tuaja dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Të dhënat nuk përdoren për reklama, marketing apo profilizim. Baza ligjore: ofrimi i shërbimit që kërkoni (kontrata), pëlqimi i prindit ose mësuesit gjatë regjistrimit dhe interesi ynë i ligjshëm për sigurinë e shërbimit.
5. Privatësia dhe mbrojtja e fëmijëve
Little Minds është krijuar për të ofruar përmbajtje edukative për fëmijët. Ne e konsiderojmë mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve një përgjegjësi të rëndësishme.
- Fëmijët nuk krijojnë llogari dhe nuk u kërkohet kurrë emri i vërtetë, foto, zëri, vendndodhja apo kontaktet. Ju rekomandojmë të përdorni një nofkë.
- Llogari prindi mund të krijojë vetëm një prind ose kujdestar ligjor mbi 18 vjeç; klasë mund të krijojë vetëm një mësues.
- Kur kërkohet pëlqimi si bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale të një fëmije nën moshën 16 vjeç në kuadër të shërbimeve online të drejtpërdrejta, pëlqimi duhet të jepet ose autorizohet nga prindi apo kujdestari ligjor, sipas ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Prindërit dhe kujdestarët mund të na kontaktojnë për të kërkuar informacion ose për të ushtruar të drejtat përkatëse lidhur me të dhënat e fëmijëve.
6. Ndarja e të dhënave me palë të treta
Ne nuk i shesim të dhënat personale të përdoruesve. Të dhënat mund të përpunohen vetëm nga ofrues teknikë që veprojnë në emrin tonë:
- Hostimi dhe serverat, ku funksionon platforma dhe databaza;
- Dërgimi i email-eve (SMTP), vetëm për email-et e konfirmimit të llogarisë dhe rivendosjes së fjalëkalimit;
- Zëri që lexon pyetjet (shërbimi i zërit i Microsoft): kthehet në zë vetëm teksti i pyetjeve (p.sh. “Gjej kafshën: lopë”); nuk dërgohet asnjë e dhënë personale.
Vendi për zgjedhjen e gjuhës gjendet lokalisht në serverin tonë me databazën DB-IP – adresa IP nuk i dërgohet askujt.
7. Cookies dhe teknologjitë e ngjashme
- Vetëm cookies të domosdoshme: cookie e sesionit dhe tokeni i sigurisë (XSRF) kur përdorni një llogari, si dhe
lm_langpër të mbajtur mend gjuhën. - Local storage në shfletues ruan profilet dhe progresin e fëmijëve në pajisje.
- Asnjë cookie reklamash apo analitike dhe asnjë mjet analitik i palëve të treta. Vizitat dhe raundet e luajtura i numërojmë vetëm si totale ditore anonime; për vizitorët unikë mbajmë një hash të njëanshëm të ditës, IP-së dhe shfletuesit për maksimumi 2 ditë.
8. Ruajtja dhe siguria e të dhënave
Ne marrim masa teknike dhe organizative të arsyeshme (HTTPS, fjalëkalime të enkriptuara, akses i kufizuar, kufizim i kërkesave) për të mbrojtur informacionin nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi ose keqpërdorimi.
Afatet: të dhënat e llogarisë ruhen për aq kohë sa ekziston llogaria. Kur e fshini llogarinë (faqja “Llogaria”), ajo fshihet bashkë me të gjitha të dhënat. Mësuesi mund të fshijë një nxënës ose një klasë në çdo kohë. Regjistrat teknikë të serverit ruhen deri në 14 ditë.
9. Të drejtat e përdoruesve
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, mund të kërkoni: informacion mbi përpunimin e të dhënave; akses në të dhënat personale; korrigjimin e të dhënave të pasakta; fshirjen e të dhënave, kur plotësohen kushtet ligjore; kufizimin e përpunimit; kundërshtimin e përpunimit, kur zbatohet; tërheqjen e pëlqimit; si dhe të paraqisni ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).
Shumicën e këtyre mund t'i bëni vetë në aplikacion ose te faqja “Llogaria”; për çdo gjë tjetër na shkruani në [email protected]. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.
10. Lidhjet me faqet e tjera
Platforma mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të jashtme. Ne nuk jemi përgjegjës për politikat e privatësisë ose praktikat e këtyre faqeve. Ju këshillojmë të lexoni politikat përkatëse përpara përdorimit të tyre.
11. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
Kjo politikë mund të përditësohet për të pasqyruar ndryshimet në platformë, shërbime ose legjislacion. Versioni më i fundit publikohet gjithmonë në këtë faqe; për ndryshime të rëndësishme njoftojmë me email mbajtësit e llogarive.
12. Kontakti
Enea Rrusho
Email: [email protected]
Website: https://littleminds.al
Burimet: flamujt – flag-icons (MIT); shkronjat – Baloo 2 (SIL OFL); harta e Shqipërisë – Natural Earth (domain publik); IP Geolocation by DB-IP (CC-BY 4.0).